Aksidenti tek ura 6-metroshe, ky është i riu që humbi jetën në lule të rinisë

Aksidenti tek ura 6-metroshe, ky është i riu që humbi jetën në lule të rinisë

January 12, 2022 0

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sadri Duraku që u përplas për vdekje, pasditen e sotme në Kukës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”.

I riu po udhëtonte me një biçikletë kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga A. B. 47 vjeç.

Ky i fundit është shoqëruar në polici.

“Një aksident sot i mori jetën në lule të rinisë Sadri Durakut. Ngushëllime familjes së tij për humbjen e të afërmit të tyre. Zoti në xhenet e paqe”, shkruan një i afërm i tij në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e të riut që humbi jetën nga aksidenti.