Aksioni antidrogë në Itali, momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila në Romë (VIDEO)

Aksioni antidrogë në Itali, momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila në Romë (VIDEO)

March 16, 2022 0

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme (16 mars).

Mediat italiane raportojnë se artistja shqiptare është arrestuar pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës.

Sipas gazetës italiane ‘Corriere della Sera‘ janë lëshuar 13 fletarrestim, teksa janë arrestuar 9 persona në të cilin bëjnë pjesë italianë dhe shqiptarë.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare, 40- vjeçare e cila menaxhonte llogarinë e grupit të bandës, ndërsa i arrestuar është edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, shkruan Corriere della Sera

Në mesin e tyre, përveç këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila, është përfshirë edhe një boksier tjetër shqiptar i quajtur, Orial Kolaj.

Për momentin është ende në kërkim një shqiptar, i konsideruar së bashku me një italian në krye të organizimit. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Sipas mediave në Itali thuhet se ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. revista.one/