Aktoren e humorit Arjola Demirin e bëjnë për të qarë me një surprizë nga “Vëllai i madh”

Aktoren e humorit Arjola Demirin e bëjnë për të qarë me një surprizë nga “Vëllai i madh”

October 9, 2021 0

Ariola Demiri është surprizuar nga “vëllai i madh”.

Fillimisht ajo dëgjoi letrën që e motra i kishte shkruar duke bërë që të shpërthente në lot.

“Kam pasur momente të mira dhe të trishta, por po mundohem ta shijoj gjënë dhe të merrem me punë po mundohem. Më dhemb më shumë që se di se si janë. Më ka marrë malli me i zgju në mëngjes, me fol gjatë ditës. Jam e bindur që më ndjekin dhe që janë para ekranit çdo moment. E di që më duan dhe më mbështesin aq sa un i mbështes dhe dua ata”, tha Arjola.

Pas këtij momenti Arjola ka shkuar në dhomën e surprizave, ku u takua me motrën Elisën.

“Ti nuk je Arjola që unë njoh, e di që ke merak, por më ke lënë një amanet dhe atë nuk e tret as dheu. Të kanë mbuluar emocionet, dua të të shoh të fortë dhe të dalësh nga këtu fitimtare. Dua Arjolën e bukur, të fortë. Fëmijët janë amaneti im dhe nuk ke pse mërzitesh. Dua që të dalësh nga këtu siç është Arjola e fortë”, tha motra e Arjolës.

revista.one/