Aktorja japoneze e filmit “Frozen”, Sayaka Kanda gjendet e vdekur pasi ra nga dhoma e saj e hotelit
December 21, 2021Aktorja japoneze e cila ishte zëri i Anna-s në versionin japonez të “Frozen” ka vdekur pasi ra nga dhoma e saj e hotelit.
Sayaka Kanda, 35 vjeç, u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte.
Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.
Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të Walt Disney të vitit 2013 “Frozen”, ishte vajza e aktorit japonez, Masaki Kanda, 70 vjeç dhe këngëtares, Seiko Matsuda, 59 vjeç, shkruan DailyMail.
Megjithëse, aktorja ishte në një provë të premten, ajo nuk u shfaq për një performancë në muzikalin “My Fair Lady” në një teatër në Sapporo, kryeqyteti i ishullit malor verior japonez të Hokkaido, të shtunën pasdite.
“Na vjen shumë keq që u japim një raport të tillë të gjithë fansave që na mbështetën dhe të gjithë njerëzve që u kujdesën për ne.Ne ende nuk jemi në gjendje ta pranojmë vdekjen e saj dhe po përpiqemi ta përballojmë atë”, thanë në një deklaratë agjencia e akotres.
Ndërkohë, hetuesit e policisë po vazhdojnë të hetojnë nëse Kanda bëri vetëvrasje ose nëse vdekja e saj ishte rezultat i një aksidenti tragjik. revista.one/