Çmimet kombëtare të letërsisë, “Biri” i   Flutura Açkës, shpallet më i miri

Çmimet kombëtare të letërsisë, “Biri” i Flutura Açkës, shpallet më i miri

December 21, 2021 0

Librat më të mirë për vitin 2021 janë zgjedhur.

Juria e kryesuar nga Mehmet Kraja ka vlerësuar si veprën më të mirë të këtij viti të vështirë, “Birin” e Flutura Açkës, një roman i shkruar si një pasuri që e përsos gjithnjë individin.

Një libër që na mëson vazhdimisht për forcën e humbjes, për forcën e jetës, për forcën e dashurisë dhe trishtimin e madh që shkakton vdekja”, tha gazetarja Rezarta Reçi, që mori trofeun në vend të autores.

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin.

Vargjet më të bukura u vlerësuan ato të poetit Bardhyl Londo, ndërsa libri më i mirë për fëmijë shkoi për Persida Asllanin. “Diçka shume e ndryshme nga ato që shkruaj zakonisht, por bëhet e thjeshtë kur takohesh me fëmijën që ke brenda vetes”, deklaroi autorja.

Libri më i mirë studimor u shpall ’Origjinat’ shkruar nga profesori Artan Fuga, ndërsa si përkthyesi i vitit 2020 u vlerësua Granit Zela.

Por, ndryshe nga çmimet e kësaj dekade, kjo ceremoni u pasurua edhe me një çmim honorifik “Muza”, për Petrit Rukën

revista.one/