Akulloret kancerogjene/ AKU: Kemi konsumuar 11.7 ton produkte me oksid etileni

Akulloret kancerogjene/ AKU: Kemi konsumuar 11.7 ton produkte me oksid etileni

August 23, 2021 0

11747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar, njofton Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

AKU informon se:
Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shpërndare në treg – 16104.13 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg
Sasia që rezulton e shitur – 11747.44 kg
Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjësuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

revista.one/