Albi Nako zbulon çfarë i tha partnerja para se të hynte në BBV: Fli me…

Albi Nako zbulon çfarë i tha partnerja para se të hynte në BBV: Fli me…

January 22, 2024 0

Koreografi i njohur, Albi Nako, prej pak ditësh është pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP3”.

Por para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Big Brother Fan Club”.

Nako zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste.

I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha më fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

“Unë jam në një lidhje. Bashkëjetuesja ime është nga Shkodra. Por edhe po të isha beqar nuk do të krijoja një histori, nuk besoj”, tha Nako.

Nako u prezantua në një mënyrë ndryshe gjatë hyrjes në shtëpi, duke dhuruar show me një kërcim.

Ledioni: Të falënderoj që na dhurove këtë minutë të mbushur me pasion, që besoj se do shërbejë deri diku si ndarja jote nga profesioni dhe të tregosh atë që nuk e njohim, ose që njohin personat e tu më të afërt.

Albi: E ke parasysh atë shprehjen: “Ky është flamuri më i bukur në botë”? Ky është spektakli më i bukur në botë.

Ledioni: Unë e di që ke shumë gjëra që të presin. Unë e di që do që publiku shqiptar të të njohë në një dimension tjetër.

Albi: Të premtoj që do jem në 360 gradë.

revista.one/