Alesja shpërthen në lot pas akuzave nga shoqja e ngushtë dhe ikën nga studio e Për’puthen

Alesja shpërthen në lot pas akuzave nga shoqja e ngushtë dhe ikën nga studio e Për’puthen

April 5, 2022 0

Takimi i Neritanit dhe Alesjas krijoi një temë diskutimi në të cilën ajo u prek shumë.

“Nuk e ndaj dot a jam e mire apo e keqe”, u shpreh Alesja e prekur.

Situatat e krijuara në studion e Për’puthen e kanë rënduar psikologjikisht Alesjan e cila shpërtheu në lot.

“Situatat që kanë ndodhur këtu më kanë ngarkuar. Disa mendojnë që jam e mirë disa se jam e keqe sepse i kam parë reagimet”, u shpreh Alesja.

Debatet e saj me Rrushen për shkak të Astritit kanë sjellë krisje në shoqërinë e tyre.

Tashmë kjo gjë ka ndikuar aq shumë tek Alesja e cila nuk i mbajti dot lotët.

“Nuk e ndjej se jam shoqe e keqe”, shtoi më tej Alesja.

Situata e shoqërisë së tyre nuk është përmirësuar, që nga momenti i kërkesës së Astritit për të njohur më shumë Alesjan njëkohësisht që vazhdonte takimet me Rrushen.

Shoqëria e Rrushes dhe Alesjas ka pasur debate të vazhdueshme për shkak të Astritit.

Astriti ka shprehur dëshirën për të njohur Alesjan dhe kjo gjë ka nervozuar Rrushen e cila kishte pëlqim për të.

Në studion e Për’puthen u krijua një situatë e vështirë për të dyja shoqet të cilat ishin shumë të prekura.

“Nuk e ndjej se jam shoqe e keqe”, u shpreh Alesja.

Rrushja e cila u u rëndua emocionalisht nga situata e krijuar në studio tha as ajo nuk ndihej mirë nga situata e krijuar midis tyre.

Në një moment të dyja vajzat ishin shumë të prekura dhe preferuan të mos flisnin për pak çaste.

“Jam një shoqe e mire apo e keqe?”, ishte pyetja që Alesja i drejtoi Rrushes.

Rrushja preferoi të mos i përgjigjej duke anashkaluar situatën, pavarësisht këmbënguljes së Alesjas.

Pas ballafaqimit me situatat e krijuara midis saj dhe Rrushes, ajo nuk arriti dot ta përballonte.

Alesja doli me shpejtësi nga studioja, ndërsa Efi dhe Rrushja vrapuan pas saj.

Gjendja psikologjike e Alesjas ishte e rënduar që në fillim të pjesës së dytë.

Ajo nuk arriti dot të qetësohej derisa gjendja shëndetësore e detyroi të linte studion.