“Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më mashtruan”, deklarata e papritur e Xhesika Polos

“Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më mashtruan”, deklarata e papritur e Xhesika Polos

November 16, 2022 0

Duke folur për “Natën me Aulonën”, Xhesika Polo ka zbuluar mosmarrëveshjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Kënga Magjike” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, u shpreh Xhesika.

Ndërkohë, Xhesika është duke marrë pjesë në “Kënga Magjike”.

“Është ky tregu jonë i shëmtuar që na komplekson, sikur po ta komplimentojmë kolegun.. është një lloj kompleksi që dhe mua më është krijuar në një farë mënyrë sidomos nga Kënga Magjike… Nëse gjykojnë objektivisht, si material muzikor, duke hequr çdo lloj gjëje, më kë qejf mua si Xhes apo jo, unë mendoj se kjo këngë meriton shumë. Meritokracia nuk është në ditët e saj më të mira, por kolegët e kanë treguar se kanë ditur të më vlerësojnë. Nëse publikut i pëlqen kënga, unë e kam fituar çmimin. Nëse kolegëve i pëlqen kënga, u lutem të më votojnë pa asnjë kompleks, apo pa nevojë për të bërë qoka.”

Xhesika Polo është një nga zërat më të fuqishëm femërorë në pop muzikën shqiptare. Karriera e saj si këngëtare fillon në vitin 2012, ku arrin të jetë finaliste e “X Factor Albania 1”. Që nga viti 2012 është pjesëmarrëse në festivale si në Shqipëri dhe përtej kufirit. Në vitin 2020 shpallet fituese e festivalit “Nota Fest” me këngën “Frymë”. Ka qenë 3 herë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH. Rikthehet për të shtatin vit në “Kënga Magjike” ku ndër vite është vlerësuar me çmime si: “Best FT”, “Best vocal”, “Çesk Zadeja”, “Çmimi i produksionit”, etj.

revista.one/