Panari i Librit 2022, botuesit paguajnë çmimet e kripura të stendave me 70 euro për metër katror

Panari i Librit 2022, botuesit paguajnë çmimet e kripura të stendave me 70 euro për metër katror

November 16, 2022 0

Në Pallatin e Kongreseve është çelur sot Panairi i 25-të i Librit, i cili do të presë lexuesit nga data 16-20 nëntor). Në një vit sondazhesh të hidhura, ku mbi 80 përqind e shqiptarëve rezultojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër, do të duhej një qasje e kujdesshme, nga entet e Shoqata e Botuesve që këtë vit shënon edhe datëlindjen e 30-të.

Çmimet e stendave për këtë vit mbërrijnë në 70 euro për metër katror në katin e parë të Pallatit të Kongreseve, ndërsa në kat të dytë kostoja zbret me 60 euro.

Këtë vit Kosova do të vijë me tre stenda, ndërsa Maqedonia e Veriut me një të tillë e botime nga Tetova. Mali i Zi përfaqësohet nga stenda e Podgoricës, dhe disa tituj të botuar në Tuz. Do të ketë edhe ente botuese nga diaspora, siç është “Besa Muci” apo “Junus Emre”.

Panairi do të shoqërohet me takime me autorët, diskutime, ndërsa ditën e shtunë do të shpërndahen edhe 5 çmime. 

revista.one/