Almeda Abazi me pushime në Shqipëri, Tolgahan Sayisman pëlqen shumë Dhërmiun
August 27, 2021Almeda është kthyer këtë javë në Shqipëri. Së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman, ata kanë udhëtuar drejt jugut, për të pushuar disa ditë në brigjet e kaltra.
Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë shqiptare.
Aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmiu, që duket se i ka pëlqyer shumë dhe po shijon këto ditë vere në ‘parajsën’ e bregdetit Jon.
Ky është një promovim i vërtetë për vendin tonë, duke qenë se Tolgahan ka me miliona ndjekës në Instagram dhe është një aktor shumë i njohur në Turqi.
Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët.
revista.one/