(VIDEO) Arilena dhe Dafina po vijnë me një mesazh për gratë shqiptare: Thirr policinë!

(VIDEO) Arilena dhe Dafina po vijnë me një mesazh për gratë shqiptare: Thirr policinë!

August 27, 2021 0

Një nga emrat me të cilët Arilena ka zgjedhur të bashkëpunojë për albumin e saj është edhe artistja shqiptare Dafina Zeqiri.

Dy vajzat kanë bashkuar për herë të parë forcat për një duet, nga i cili na ndajnë dhe vetëm pak orë. Ditën e sotme dy artistet kanë publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi që kanë realizuar për këngën e tyre, që mban titullin “Thirr policinë”.

Videoklipi duket se do të jetë mjaft i veçantë dhe në fillim thuhet se qëllimi i këtij projekti është që të fuqizojë gratë. Kënga do të publikohet nesër në orën 19:00.

“Pritjes i erdhi fundi./ Thirr policinë/ Të shtunën, ora 19.00” njofton Arilena Ara.

revista.one/