Ami feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo
March 5, 2021Ajo nuk i tregon aspak vitet, por sot mbush 39 vjeç.
Moderatorja Amarda Toska, e njohur ndryshe si Ami, ka festuar sot ditën e saj të lindjes. Ami ka marrë mesazhe urimi dhe dhurata të shumta, të cilat i kanë zbukuruar ditën.
Stafi e ka pritur me lule e tullumbace, duke e emocionuar në ditën e saj të rëndësishme.
Amarda ka ndarë në ‘Instastory’ një video ku shihen tullumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë të veçantë për të.