“Amore” bën përsëri bashkë  ish-reperët e Babastars, del klipi

“Amore” bën përsëri bashkë ish-reperët e Babastars, del klipi

August 18, 2021 0

“Amore” është titulli i këngës që i ka bërë bashkë Onatin, Majkun dhe Cozmanin.

Reperët e dikurshëm të Babastars janë ribashkuar për të sjellë me videoklip projektin e ri muzikor.

Bigdeal Records qëndron prapa këtij realizimi muzikor, të cilit ia ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin.

Për vijën melodike janë kujdesur Sensi,Onati dhe Majku, ndërsa këta dy të fundit e kanë shkruar edhe tekstin.

Për anën vizuale është angazhuar MAX Production që e ka xhiruar videoklipin. 

revista.one/