Amos tenton të puthë Dean në buzë! Çfarë ndodhi mes tyre në dhomën e gjumit?

Amos tenton të puthë Dean në buzë! Çfarë ndodhi mes tyre në dhomën e gjumit?

January 24, 2023 0

Orët e para të mëngjesit e gjetën Amosin në krevatin e Deas, duke ngacmuar këtë të fundit.

Amos i kërkoi leje Deas që ta puthë atë, por Dea refuzoi me të qeshur, duke i thënë të shtrihej në shtratin e tij.

Amos respektoi dëshirën e Deas, por u rikthye sërish tek shtrati i saj pas disa sekondash.

Ai afroi faqet tek Dea dhe i tha ta puthë atë. Në një moment, Amos tentoi ta puthë në buzë Dean, por ajo u shmang dhe nisi të qeshte.

Më herët gjatë bisedës, Amos i tha Deas se njerëzit brenda shtëpisë manipulohen shumë kollaj, sa i përket situatave që krijohen aty.

Ai shtoi se ka plot raste kur banorët qajnë kot, apo bëjnë kot sikur përfshihen në emocione.

Dea nga ana tjetër, i tha atij që të flasi më specifikisht, nëse vërtetë ka kuptuar një gjë të tillë.

Por, Amos u shpreh se nuk ka dëshirë të përmendë emra pasi mbase gabon me mendimet e tij. Ai shtoi se po flet për situatat në përgjithësi.