Ana Lleshi e prezanton gjatë ditëlindjes të dashurin e ri, ish-konkurrent i Për’puthen

Ana Lleshi e prezanton gjatë ditëlindjes të dashurin e ri, ish-konkurrent i Për’puthen

August 4, 2021 0

Ish-konkurrentja Ana Lleshi ka festuar ditëlindjen në një parti me të ftuar miqtë e saj më të dashur, mes tyre edhe personazhe nga “Përputhen”.

Një ndër ta ishte dhe Atdheu, i cili publikoi disa video nga festa me fishekzjarre dhe një darkë të shtruar për të gjithë të ftuar. Ana kishte zgjedhur të vishej me një fustan me xixa për ditën e saj më të bukur ndërsa të ftuarit ishin veshur të gjithë me të bardha.

Disa prej tyre publikuan momente nga festa, ku ajo u pa në shoqërinë e ish-konkurrentit të Përputhen, Elion Maksutaj me të cilin ajo ka nisur një lidhje.

Ana pasi doli nga programi pati një lidhje të shkurtër me ish-konkurrentin Arsim Abduli, por u ndanë pasi ky i fundit nuk përballonte dot, siç u shpreh, kërkesën e saj të vazhdueshme për vemendje.

revista.one/