Ana Lleshi përlotet kur tregon fëmijërinë, takimin me nënën biologjike

Ana Lleshi përlotet kur tregon fëmijërinë, takimin me nënën biologjike

May 30, 2021 0

Ish- konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora, është përlotur teksa ka folur për jetën e saj private.

Lleshi shprehet se është ndarë nga e ëma në moshën 3-vjeçe. 

Shtëpia e fëmijës

Leshi për herë të parë ka falënderuar Drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës, ku dhe ka qëndruar për disa vite.

“Kur shikoja njerëz që ishin të buzëqeshur, përpiqesha të ju afroja që të më jepnin pak dashur, dhe kur i shikoja që ishin me nerva nuk afrohesha.

Nëse më lejon dua të falenderoj nga zemra një person që ndoshta nuk e pret fare që të ja përmend emrin për herë të parë në jetën time është Lida Vogli, është Drejtoresha shtëpisë fëmijës që më thoshte, ç’ke se më ke mua. Sytë i shkëlqenin gjithmonë. Ajo sertësia ime nuk më bënte të besoja të askush as te ajo kur isha e vogël”.

Nëna

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të.

.Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem  që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve.”

Ana Lleshi  zbulon “skandalin”, sjell në studio edhe producentin e këngës

Producenti i saj, i cili ishte së bashku me të në studio, është shprehur se njëri nga personat e stafit gabimish nuk ka vendosur audion finale, dhe kjo është arsyeja që vokali i Anës është më i ulët se volumi i këngës.

“Njëri nga stafi jonë i Max Producion, pa dashje, teknikisht ka vënë audion që është për video aty dhe jo audion finale, dmth demon dhe jo këngën e përfundur. Prandaj volumi i këngës është më i lartë se vokali i Anës.”