Ana Lleshi, pushime me ish-konkurrentin në bregdet

Ana Lleshi, pushime me ish-konkurrentin në bregdet

July 31, 2021 0

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një video, të Ana Lleshit me një ish-konkurrent të “Për’puthen”, Elton Maksutin. Ata shfaqen në breg të detit, shumë të afërt me njëri-tjetrin. Madje Eltoni i dhuron dhe një puthje në ballë. Ana dhe Eltoni duket se e shijojnë në maskimum kohën e kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Prive” raportoi ditën e djeshme se Ana është në proces njohjeje, që pritet të konkretizohet së shpejti.

Kujtojmë se pas daljes nga “Për’puthen”, Ana nisi një lidhje me një tjetër ish-konkurrent, Arsimin. Por marrëdhënia mes tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë brenda pak javësh. Ana nuk preferoi të jepte shumë detaje për lidhjen e tyre, ndërsa Arsimi tha se ajo kërkonte vëmendje maskimale gjatë gjithë kohës dhe kjo gjë e lodhi.

revista.one/