Analiza e premtimeve elektorale, vetëm 20% janë të realizueshme

Analiza e premtimeve elektorale, vetëm 20% janë të realizueshme

April 7, 2021 0
Në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, vazhdojnë të hidhen premtimet si tullumbace. Ndërsa zotimeve nuk i bashkëngjitet asnjë kosto buxhetore.
Sipas studimit*, niveli i përmbushjes së premtimeve të dhëna në fushatë zgjedhore, rezulton jo më shumë se 20 përqind. 
Nga ana tjeter, mospërmbushja është e lartë me 41 përqind të peshës që mbajnë nga gjithë premtimet e manifestit politik.
Sektorët dhe premtimet që kanë një përmbushje më të madhe janë shëndetësia, turizmi, punësimi. Mospërmbushjen më të madhe e gjejmë në arsim, punësim, turizem, politikat buxhetore.
Niveli i realizimit të premtimeve, 2009-2013
Qeveria u krijua në koalicion me LSI, për të qeverisur vendin nga viti 2009 deri 2013.
Nga totali i premtimeve (156 premtime) të bëra gjatë vitit 2009 nga të dyja partitë, nuk u përfshinë në programin qeverisës 39 përqind e tyre.

Nga krahasimi i premtimeve dhe programit, shikohet se u përfshine 93 përqind e premtimeve të bëra nga PD. Po ashtu, u futen 33 përqind të premtimeve të bëra nga LSI.

Niveli i realizimit të premtimeve, 2013-2017

Niveli i përmbushjes nga qeveria të premtimeve rezulton jo më shumë se 36 përqind. Kjo është një rritje krahasuar me qeverisjen paraardhëse me 16 përqind.

Niveli i premtimeve të papërmbushura është i lartë, me 27 përqind. Ky nivel është dukshëm më ulët se qeveria e mëparshme me 14 përqind.

Mospërmbushjen më të madhe e gjejmë në bujqësi, pasuri nëntokësore, si dhe politikat fiskale dhe premtime për alokime buxhetore shtesë.

Nga totali i premtimeve (199 premtime) të bëra gjatë vitit 2013 nga të dyja partitë e koalicionit qeverisës nuk përfshihen në programin qeverisës 37 përqind e tyre.
Nga krahasimi që i bëmë programit me premtimet, vërehet se programi i qeverisë përfshin 86 përqind të premtimeve të bëra nga PS dhe 33 përqind të atyre të bëra nga LSI. 
Niveli i realizimit të premtimeve, 2017-2021

Në qeverisjen 2017-2021, për herë të parë pas dekadash histori politike, formohet një qeveri e përbërë me anëtarë vetëm nga PS.

Niveli i përmbushjes nga qeveria “Rama 2” i premtimeve të dhëna në fushatë zgjedhore rezulton 52 përqind. Kjo është një rritje e nivelit krahasuar me qeverisjen paraardhëse me 16 përqind.

Niveli i premtimeve të papërmbushura është i lartë krahasuar me qeverisjen e kaluar me 14 përqind.

Mospërmbushjen më të madhe e gjejmë për rritjen e shpenzimesh buxhetore, politikat e rinisë dhe pensionet.

Nga totali i premtimeve (59 premtime) të bëra gjatë vitit 2017 nga PS nuk përfshihen në programin qeverisës vetëm 4.
Programi qeverisjes nuk përmban 7 përqind të premtimeve të fushatës zgjedhore të PS. Ndër premtimet e papërfshira janë ato sociale, për politika tatimore dhe për arsimin.

*Burimi: Raporti “Përgjegjshmëria Financiare e Premtimeve të Politikës Shqiptare 2009-2021”, ALTAX. /revista.one/