Ja kur rifillojnë fluturimet në Rinas, grevistët: Na ktheni pagën 4400 USD!

Ja kur rifillojnë fluturimet në Rinas, grevistët: Na ktheni pagën 4400 USD!

April 7, 2021 0

Bllokohen fluturimet në Rinas. 60 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë shpallur paaftësinë e tyre në punë.

Ata kanë firmosur një dokument ku shkruhet se kanë stres për shkak të ujës së pagave të tyre. Ky vendim ka sjell bllokimin e punës dhe pezullimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e  Rinasit.

Kjo paaftësi për punë, sipas kontrollorëve të trafikut ajror, ka ardhur pas uljes së pagës së tyre nga  4400 dollarë në 2400 dollarë.

Që nga viti 2020, për shkak të pandemisë trafiku ajror në vendin tonë pësoi një rënie me -57 % . Këtu është bazuar ulja e pagave të tyre sipas autoriteteve.

Kontrollorët e trafikut ajror nuk e kanë cilësuar grevë, por “paaftësi në punë”. Kjo është cilësuar nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si grusht shteti.

Sipas saj, në pozicione kyçe dhe jetike për vendin, grevat janë të ndaluara në kodin e punës.

Ndërkohë, biletat e prera nga udhëtarët do të përdoren në ditët në vijim kur të nisin fluturimet.

Sipas punonjësve të aeroportit është konfirmuar se bëhet fjalë për një bllokim të sigurt deri nesër në orën 12:00.

60 janë kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë. 

Kërkesat e kontrollorëve

Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

13 fluturimet e anuluara

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim. revista.one/