Andi dhe Melisa nuk fshihen më, publikohen foto nga jeta e natës

Andi dhe Melisa nuk fshihen më, publikohen foto nga jeta e natës

April 23, 2021 0

Melisa dhe Andi , dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen” , Melisa dhe Andi, asnjeherë nuk e pranuan se janë në një lidhje. Megjithate, ndjekësit shpeshherë i kapen ‘mat’ dyshen duke bërë ‘shopping’ e duke darkuar.

Kujtojmë se Andi kishte dale nga emisioni si çift me Tea Trifonin. Kjo e fundit pas daljes konfirmoi lidhjen me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Vetëm pak kohë pas largimit të Andit, edhe Melisa u largua nga programi, por e vetme pasi nuk kishte arritur të gjente partnerin.

Tani faqja “Vipa e Bllokut” kanë publikuar disa fotografi të Andit dhe Melisës duke kërcyer së bashku në disa skena mjaft të nxehta.

Madje, gjatë ditëve të fundit është shpërndarë një fotografi, ku mediat kanë aluduar se dyshja janë kurorëzuar. Sipas tyre, Andi mund të jetë pjesë e klipit të ri të Melisës.