“Andi flirton me gocat e tjera”, Jasmina ia plas të qarit në studio
April 16, 2021Ç’po ndofh në “Për’puthen” mes Andit dhe Jasminës? Ndonëse pritej që takim mes tyre të ishte më i ngrohtë dhe pasionant, gjërat shkuan ndryshe. Ata dukeshin më të ftohtë me njëri-tjetrin dhe madje në studio nuk munguan debatet mes tyre.
Pas takimit ata debatuan për faktin se Andi flet në prapaskenë me vajzat e tjera, Sarën dhe Olën. Jasmina pretendon se nuk i ka mirë marrëdhëniet me to. Ajo u shpreh se Andi ngacmohet me vajzat e tjera dhe se e bën këtë gjë për ta provokuar Jasminën. Këtë gjë e pohoi edhe vetë Andi, sepse u shpreh se dëshiron ta provojë edhe Jasmina se si ndihet ai kur ajo flirton me djemtë e tjerë.
Ndërkohë pas debatit, Jasmina shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ndihet shumë e lodhur.
“Jam lodhur sinqerisht nga gjithë këto. Nuk më është dashur të luftojë për një mashkull dhe ai e bën sikur unë duhet të luftoj çdo ditë për të. Ai çdo ditë ndryshon. Një ditë më thotë të dua si motër si shoqe, një ditë thotë më bëre për vete se më pëlqen se folëm bukur. Të rri ta pres ulur këtu unë derisa t’i vijë mendja atij”, u shpreh Jasmina mes lotësh.
Më pas Andi u ngrit dhe i dhuroi puthje e përqafime Jasminës për ta qetësuar. Andi u shpreh se Jasmina mendon më shumë seç duhet dhe se kjo gjë i ndikon negativisht. /revista.one/