“Pirro dhe Darko, ju dua shumë!”, fjalë zemre nga Elvana Gjata

“Pirro dhe Darko, ju dua shumë!”, fjalë zemre nga Elvana Gjata

April 16, 2021 0

Elvana falënderon dy bashkëpunëtorët që e ndihmuan për mini albumin “Çelu”. Ky përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Për këtë projekt, Elvana zgjodhi sërish dy emrat më të mirë të muzikës, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov. Me të dy ata ajo bashkëpunoi edhe për mini albumin “3”. Për këtë arsye, Elvana i ka dedikuar Pirros dhe Darkos një falënderim në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura gjatë punimit të këngëve me Pirro Çakon.

“Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin.

Ndërsa për Darko Dimitrov ajo shkruan: “Faleminderit maestro nga thellësia e zemrës për punën tënde të mrekullueshme! Më në fund e arritëm! Të dua”.

Në muajin shkurt ajo u rikthye me një baladën “Thirr”, pas tre vjetësh pauzë.

Ndërsa, pak ditë më parë ajo zbuloi se do të publikojë së shpejti një këngë me titullin “Loti”. /revista.one/