Andresa e ‘Telebingos’ shtatzënë për herë të parë, i doli “sekreti” gjatë emisionit

Andresa e ‘Telebingos’ shtatzënë për herë të parë, i doli “sekreti” gjatë emisionit

July 25, 2022 0

Andresa Ambrosion e shohim çdo të diel në emisionin ‘E diela shqiptare’. Prej më shumë se 12 vite tashmë, Andresa është pjesë e emisionit në krahë të Ardit Gjebresë.

Dje modelja ka zbuluar do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ajo teksa transmetohej loja “Telebingo Shqiptare”.

Ishte një telefonuese që e pyeti bukuroshen gjatë lojës, nëse është shtatzënë. Andresa kishte veshur një fustan të gjerë me lule ku në pah dukej barku i rrumbullakosur.

Andresa u përgjigj: “Zonja ka të drejtë”. Ndërsa Arditi shkoi ta përqafonte modelen për konfirmimin e lajmit të ëmbël.

revista.one/