Antonela Berisha pas daljes nga BB VIP në përkrahje të Beatrix Ramosajt: Sikur ta kenë…

Antonela Berisha pas daljes nga BB VIP në përkrahje të Beatrix Ramosajt: Sikur ta kenë…

January 11, 2022 0

Antonela Berisha u largua nga Big Brother VIP vetëm pak ditë më parë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri e po ashtu edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Së fundmi kishte komente të shumta rreth këngëtares Beatrix Ramosaj për raportin me Donaldin e po ashtu edhe për veprimet brenda shtëpisë, biondja ka thënë dy fjalë.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory duke treguar se ka një mbështetje të madhe ndaj artistes kosovare.

“Sikur ta kenë të gjithë zemrën tënde”, u shpreh Berisha.

Antonela krijoi zhurmë të madhe gjatë qëndrimit në shtëpi e po ashtu u përfshi edhe në debate të mëdha.

Ajo bëri që të largohej edhe këngëtarja tjetër, Big Mama, me të cilën ishte zënë hshumë.

Antonela për publikun u bë e njohur që nga paraqitja në emisionin e dashurisë, “Përputhen”.