Antonela tregon për emisionin italian të dashurisë ku konkurroi para se të hynte në Për’puthen

Antonela tregon për emisionin italian të dashurisë ku konkurroi para se të hynte në Për’puthen

June 9, 2021 0

Antonela Berisha, para se të merrte pjesë në “Për’puthen”, ka konkurruar edhe në “Uomini e Donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’puthen”. Po për një arsye të fortë ajo hoqi dorë në kohë, edhe pse konkurroi në programin e dashurisë.

Antonela rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.

“Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh Antonela. Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtetë mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer. Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi.

Para se të dilte nga “Për’puthen”, Antonela u shpreh e penduar që nuk zgjati më tej njohjen me Mevlanin. Ajo tha se ky ka qenë pengu i vetëm i saj në program dhe për këtë arsye u largua mes lotësh nga emisioni. Pas përfundimit të emisionit ajo dhe Mevlani kanë treguar se janë takuar shpesh me njëri-tjetrin, por kanë qenë thjesht takime miqësore.