Anxhela Peristeri këndon e dyta, renditja e shteteve të natës finale të Eurovizion 2021

Anxhela Peristeri këndon e dyta, renditja e shteteve të natës finale të Eurovizion 2021

May 22, 2021 0

Sonte (e shtunë) do të mbahet nata finale e Eurovizion 2021.

26 artistë nga 26 shtete të ndryshem do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit evropian. Këtë vit festivali po mbahet në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.

Finalja e këtij viti organizohet me prezencën e dy shqiptarëve. Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj (Gjon’S Tears), përfaqëson shtetin e Zvicrës.

Të dy këngëtarët me origjinë shqiptare kënduan në natën e dytë gjysmëfinale të enjten. Falë interpretimit fantastik, arritën që ta kualifikojnë shtetet e tyre në finale.

Tani, Eurovizion ka publikuar listën e plotë të 26 shteteve përkatëse me numrin rendor të paraqitjes. Njëherësh ky paraqet edhe numrin me të cilin ata do të votohen nga publiku.

Anxhela Peristeri do të interpretojë këngën e saj “Karma” e dyta në renditje, dhe mban kodin “02”.

Pa ky është numri për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë).

Ndërkohë, Gjon Muharremaj i cili konkurron me këngën “Tout l’Univers” do të ngjitet në skenë i njëmbëdhjeti.

revista.one/