Anxhela Peristeri pas kualifikimit në finale: E dua “Karmën” time…
May 21, 2021“E dua ‘Karmën’ time…”, u shpreh e emocionuar, pas kualifikimit në finale, Anxhela Peristeri. Ajo iu përgjigj interesit të gazetarëve në konferencën për shtyp.
Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.
Pyetja e gazetares shqiptare:
Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?
Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!
Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Poloninë:
Si është “Karma” jote tani?
Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…
Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte:
Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”?
Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.
revista.one/