Kida me reperin gjerman Samra, publikohet videoklipi i këngës së re “Lila”

Kida me reperin gjerman Samra, publikohet videoklipi i këngës së re “Lila”

May 21, 2021 0

Kida, ka publikuar bashkëpunimin e radhës me reperin gjerman Samra.

“Lila” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit RnB dhe hip-hop.

Muzika dhe ‘beat’-i janë punuar nga Mixey dhe Apollo, kurse për vargjet e tekstit janë kujdesur Nuk dhe Samra.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer pak javë më parë në Dubai.

Në klip, Kida vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe të veçantë, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Ky është projekti i parë muzikor i këngëtares shqiptare për këtë vit, pas suksesit me këngën e parafundit “Drunk”, të cilën e solli në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kida&Samra-Lila

revista.one/