Anxhela Peristeri publikon klipin e këngës në Eurovision

Anxhela Peristeri publikon klipin e këngës në Eurovision

February 27, 2021 0

Anxhela Peristeri, do të jetë ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në Festivalin Evropian.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetin e saj në Instagram një pjesë të videoklipit të kësaj kënge që pritet të lançohet së shpejti. Anxhela shihet e gjitha e veshur me të bardha, teksa këndon një pjesë të këngës “Karma”. Mund të themi se ajo duket kaq bukur në këtë videoklip dhe kënga i përshtatet më së miri.

Kujtojmë se së fundmi, Peristeti, teksa është duke promovuar projektin muzikor, ka realizuar disa fotografi me veshje kombëtare.

Këngëtarja, në këto foto shihet  me veshja të ndryshme tradicionale, përmes së cilave mund të themi se ka si qëllim që të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë kështu me ndjekësit e shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.

/revista.one/