Apeli, foshnjës nga Ferizaj i duhen 33.500 euro të operohet në zemër
May 8, 2021Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u bë thirrje për të ndihmuar Omerin e vogël. Foshnja nga Ferizaj është tetë muajsh dhe duhet të operohet për shkak të keqformimit kompleks të zemrës. Prindërit e Omerit po kërkojnë ndihmë për operimin e djalit, i cili kushton mbi 33.500 euro.
Foshnja nga Ferizaj ka nevojë për ndihmën e gjithë donatorëve kudo që ndodhen për tu operuar në zemër. Omeri ka lindur me një keqformim në zemër, operimin e parë e ka pasur në Turqi, një javë pasi është lindur.Për dy operimet tjera, prindërit e Omerit duhet ta dërgojnë atë jashtë vendit, ndërkaq kjo po iu kushton shumë para. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj, për të mbledhur paratë për operimin e djalit të tyre. Operimi i dytë duhet të kryhet me urgjencë, brenda dy javëve, ndërsa çmimi për të është 33 mijë e 500 euro.
revista.one/