Apeli i 18-vjeçares nga kampi në Siri: Duam të kthehemi, mos dëgjoni mashtrimet!
May 2, 2021Elona Shuli, 18 vjeçarja nga Pogradeci, bën apel që t’i kthejnë nga Siria. Ajo është njëra prej shumë shqiptarëve në kampin Al Hol, në Siri.
Vajza u largua 7 vite më parë me prindërit e saj, Krenarin dhe Adelinën. Por ata e lanë jetime, pasi humbën jetën në luftën në krah të ISIS.
Elona jeton në Siri me djalin e saj 4 vjeçar, Suhajedin, vëllain Ibrahimin dhe dy motrat, Ermën dhe Jusrën.
Ajo u ka dërguar një mesazh zanor drejtuar gjyshërve të saj. Elona thotë se do të kthehet në Shqipëri, pasi jeta në kamp i ka ardhur në majë të hundës.
“Do Zoti, bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vij dhe mezi po pres…
Edhe fëmijët gjynah, thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja? Kur do ikim, thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres. As mos e ço në mëndje që nuk dua. Plus unë jam e sëmurë. Kam dhimbje. Nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë. Dua të vij të vizitohem se këtu është problem. ‘Allah, Allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot. Ishallah të vimë shpejt. Në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu.
Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur. Na ka marrë malli shumë për ju”, thotë ajo.
Qeveria shqiptare thotë se po punon ëpr riatdhesimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur në Siri. Megjithatë, vetëm në funf të vitit 2020 u bë i mundur riatdhesimi i një gruaje dhe 4 fëmijëve. revista.one/