Miting në Duomo, tifozët e Interit festojnë fitoren e kampionatit (video)

Miting në Duomo, tifozët e Interit festojnë fitoren e kampionatit (video)

May 2, 2021 0

Tifozët e Interit nuk janë përmbajtur këtë pasdite. Ata kanë dalë rrugëve të Milanos për të festuar titullin e 19-të të Seria A.

Inter e siguroi matematikisht titullin pasi Sassuolo ndali në barazim sot Atalantan. Kështu, ky rezultat iu bë si ‘dhuratë’ zikaltërve.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë festa në Milano. Ata janë mbledhur në kryeqendër në sheshin e Katedrales. ‘Duomo’ është mbushur me tifozë zikaltër të cilët këndonin, kërcenin e ndiznin flakadanë.

Madje tifozët nuk ngurojnë të thyejnë edhe masat antiCovid. revista.one/

Youtube: Festa e tifozëve