Arbana dhe Ledioni do të moderojnë bashkë Big Brother VIP?

Arbana dhe Ledioni do të moderojnë bashkë Big Brother VIP?

January 4, 2024 0

Arbana apo Ledioni? Big Brother Vip, kur, qysh, tek? Kjo është pyetja më e shpeshtë që siç duket ka nxitur interesin e shqiptarëve për të mësuar se kush do të jetë në krye të këtij formati televiziv kaq të dashur nga ata. Sezonin e shkuar, iu besua Arbana Osmanit që ç’është e vërteta ka treguar se është ajo “padrone” e atij emisioni.

Megjithatë, në një dalje televizive pronarja e televizionit, Sara Hoxha tregoi se Liço do të jetë moderator i këtij formati. Mediet kanë nisur të “zhbirilojnë” për të mësuar dhe personazhet, ku shumë prej tyre janë zbuluar.

Mirëpo dilema më e madhe mbetet sërish se kush do të jetë në krye të moderimit. Ndjekësit fanatikë nuk pranojnë mungesën e Arbana Osmanit. Reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, ndërsa tashmë në një hulumtim të shkurtër në “Wikipedia” duket se “Top Channel” mund të jetë duke bërë një lojë për të “peshuar” mendimin e shqiptarëve.

Aty rezulton se këtë vit Big Brother VIP Albania do të ketë dy moderatorë, përkatësisht Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon. Duhet theksuar se kjo nuk është zyrtare, paçka është e shënuar në një kanal me shumë informacion sikurse është “Wikipedia”.

Brenda “Top Channel” pretendojnë se është thjeshtë një informacion i pa updetuar. Megjithatë pyetjet që lindin janë: Pse janë shënuar Arbana dhe Ledioni në krye të këtij formati, kur ky i fundit nuk ka moderuar asnjëherë një Big Brother VIP? Pritet të shihet se çdo të ndodhë, “Top Channel” mësoi shumë nga sezoni i shkuar ku Luiz Ejlli u shndërrua në fenomen të shqiptarëve.

revista.one/