Arbana lë pas “Ferma VIP”, shfaqet si reportere lufte në një kontinent tjetër
August 3, 2026Pas përfundimit të Ferma VIP, Arbana Osmani ka lënë të kuptohet se po punon për një projekt të ri televiziv. Një postim i saj në rrjetet sociale nga Koreja e Jugut ka ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve.
Moderatorja ndodhet aktualisht në Korenë e Jugut, ku ka vizituar Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufirin që ndan Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut. Ajo ndau me ndjekësit disa momente nga turi, duke treguar se vizita zgjati rreth shtatë orë dhe se në pjesën më të madhe të itinerarit nuk lejohej përdorimi i telefonave.

Në postimet e saj, Osmani u ndal edhe te historia e familjeve që u ndanë pas Luftës së Koresë, si dhe te programi televiziv i vitit 1983 që ndihmoi në ribashkimin e shumë prej tyre.

Moderatorja e cilësoi përvojën si të veçantë, duke theksuar se ajo ka një domethënie të veçantë edhe për shqiptarët për shkak të historisë së izolimit dhe komunizmit.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërhoqi postimi i fundit, ku Arbana Osmani shfaqet pranë kufirit së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj. Krahas fotos, ajo shkroi se kishin arritur të bënin një selfie në kufi dhe se aty kishin marrë frymëzimin për projektin e radhës.
“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :).”, shkroi ajo.
“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :).”, shkroi ajo.

revista.one/

