Arbana Osmani ka një mesazh për gjidhënien në publik
April 3, 2021Fotot e Arbana Osmant duke ushqyer fëmijën me gji bëhen shembull për nënat që sapo kanë lindur. Ajo ka postuar komentin e një nëne të re.
Gruaja i shkruante se pasi pa postimin e moderatores vendosi të shpërndante dhe ajo një foto të ngjashme me djalin e saj.
Pas kësaj Osmani iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh, duke u shprehur se i vjen mirë që po kontribuon në normalizimin e gjidhënies në publik. Ajo e konsideron si një nga proceset më të rëndësishme në rritjen e një fëmije.
“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normlizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, shkruan moderatorja. /revista.one/