Lorik Cana tregoi për kë do të votonte, ja si reagon Stresi

Lorik Cana tregoi për kë do të votonte, ja si reagon Stresi

April 3, 2021 0

“Pse more Lorik???” Stresi e ka kritikuar Lorik Canën pëe faktin se ai do të votojë Edi Ramën.

Ditë më parë, futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram. Pyetja kishte të bënte pikërisht për zgjedhjet.

Cana u shpreh se do ta votojë Partinë Socialiste. Ai nënkuptoi që do të ishte i kënaqur me rizgjedhjen e Edi Ramës për kryeministër të vendit.

Kundër këtij qëndrimi ka dalë reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i PD-së.

Stresi ka publikuar në InstaStory përgjigjen që Loriku ia kishte dhënë fansit. Më tej këngëtari i bënte një kritikë publike Canës.

“Pse more Lorik??? Mos harro Liria Ka Vetem Nje Emer UÇK. Ti je patriot nga gjakova a e di se sa njerez jan te humbur ne gjakove nga lufta dhe sdihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Rames eshte takimet me Vucic? Ai qe skerkon falje per masakren e Kosoves. Gabim Lorik. A e di Edi Rama esht miku me i ngushte i Vucic k**ves. Kete e quani progres 25 takime mes vucic rames dhe shtetit grek?”, ka shkruar ai.

Cana, i cili ndodhet me pushime në Dubai, nuk reagoi ndaj Stresit. /revista.one/