Arbana Osmani ndan foton e parë çift nga dasma në Toskanë

Arbana Osmani ndan foton e parë çift nga dasma në Toskanë

June 23, 2023 0

Moderatorja Arbana Osmani ndan foton e parë nga ceremonia e martesës, që është një kartolinë të bukur.

Pasi kanë marrë veten nga emocionet, moderatorja ka dashur të urojë të gjithë ndjekësit e mbështetësit e saj prej vitesh si dhe miqtë e të afërmit në ceremoni, që e bënë më të bukur kujtimin e tyre.

E veshur me fustanin e nusërisë, pranë partnerit të saj, kjo është fotoja e parë nga dasma që Arbana na serviri të gjithëve.

“Bashkë ne të dy.

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka🙏

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤️”, shkroi Arbana.

revista.one/