Arbenita dhe Fero, përqafim bardhezi mbi një laptop! Çfarë po kurdisin?

Arbenita dhe Fero, përqafim bardhezi mbi një laptop! Çfarë po kurdisin?

May 9, 2021 0

Modelja Arbenita Ismajli zgjodhi sot që të publikojë një fotografi, ku shfaqet e përqafuar me Feron.

Çifti shihej se ishin të fokusuar në laptop, kurse imazhi u ofrua për audiencën me bardh e zi.

Po ashtu, Arbenita është parë se është rikthyer sërish në punë, duke shpërndarë prapaskenat e realizimit të një fotosesioni.

Modelja dhe reperi para disa ditësh u bënë prindër për herë të parë, duke pritur në jetë një vajzë.

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër më të pëlqyerat në fushën e modelingut.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe të shumta për të mbajtur të azhurnuar fansat.

revista.one/