Arbenita Ismajli publikon mesazhin e Neymar-it të Brazilit

Arbenita Ismajli publikon mesazhin e Neymar-it të Brazilit

November 29, 2022 0

Arbenita Ismajli është njëra nga modelet më të kërkuara shqiptare me karrierë në Angli, që është zhvendosur në Kosovë, pasi është e martuar me reperin Fero dhe kanë bashkë një vajzë.

Duke qenë se shquhet për linjat trupore dhe bukurinë natyrale, ylli nga Maqedonia duket se ka rënë në sy edhe të futbollistëve të huaj.

Arbenita së fundmi ka publikuar një video në TikTok, ku ka zbuluar mesazhin që ka marrë nga Neymari në Instagram, por që e fshiu menjëherë. Ylli brazilian i kishte dërguar një ‘emoji’, por që nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga Ismaili.

Arbenita dhe Fero u martuan në vitin 2020 dhe një vit më pas erdhi në jetë vajza e tyre, Nina.

revista.one/