Argjendin e mbyt xhelozia për Ritvanën, plas sherri

Argjendin e mbyt xhelozia për Ritvanën, plas sherri

October 6, 2021 0

Argjendi ka shfaqur xhelozi për Ritvanën, për të cilën thotë se ka shumë afrimitet me djemtë në prapaskenë. Ai thotë se veprimet e saj janë të pahijshme dhe në sytë e tij janë bezdisëse.

Argjend: Nuk më pëlqen se i hidhesh në qafë njërit e tjetrit. Ishe e mbështetur tek Bruno, një krah ja kishe kapur Edit, nuk e di kujt doja t’ja jepje këmbët.

Bruno: Është shoqërore.

Argjend: Me shoqërinë nuk rrihet gjithsesi.

Argjend: Nëse nuk është e pahijshme, në sytë e mi është bezdisëse.

Ndërkohë, në takimin e dytë të Ritvanës dhe Argjendit, pikërisht atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë, “plasi” sërish. Sapo u afruan, komenti i Ritvanës nevrikosi Argjendin që kërkoi të sillej ndryshe sepse nuk donte të dukej si “maniak seksual”.

Ndërsa Ritvana u përpoq t’i shpjegonte se ishte shaka dhe më pas kërkoi të largohej nga takimi. Por Argjendi ia doli ta qetësonte dhe atëherë nisi afrimiteti i vërtetë mes tyre pasi nuk munguan prekjet, përqafimet dhe puthjet.

Ritvana: Vdiqe…

Argjend: C’është kjo vdiqa vdiqa?

Ritvana: Bëj shaka se po na acaron tani. Nuk dua të vazhdoj më takimin.

Argjend: Ndal njëherë.

Ritvana: Ti e di që e kam shprehje, pse e keqkupton? Nuk dua ta vazhdoj më takimin.

Argjend: Unë nuk dua të dal si maniak seksual.

Ritvana: Unë bëj shaka gjithë kohës. Nuk dua të ndalem fare.

Argjend: Unë nuk dua të dukem sikur dua të kap femrat. Dua të kem afrimitet me ty, nëse nuk të pëlqen rri atje. Thjesht gjithmonë flitet sikur shkoj të shkarravitem e t’i fus duart dikujt.

Ritvana: Nuk më intereson më kjo gjë.

Argjend: Unë të ndjej shumë afër, kam pëlqim shumë real për ty.

Ritvana: Më pëlqen kjo deklaratë.

revista.one/