Arjola Demiri “provokon” në Kishë, rrjeti e kryqëzon, reagon këngëtarja (VIDEO)

Arjola Demiri “provokon” në Kishë, rrjeti e kryqëzon, reagon këngëtarja (VIDEO)

June 22, 2023 0

Një video e fundit e aktores Arjola Demiri ka irrituar tej mase ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Aktorja është shfaqur në një kishe, me një fustan të zi duke bërë lëvizje provokuese. Komentuesit nuk e kanë toleruar aspak këtë gjest të aktores.

“Kisha është shtëpia e Zotit. Ka norma dhe etikë në sjellje dhe veshje. Çfarë ka dashur të shprehi me këtë skenë”, shkrun një ndjekës.

Situatën e ka sqaruar vetë këngëtarja me një postim ku shkruan se ishte e ftuar tek Kisha në një festim të përvitshëm.

“Për të gjithë këto moralista që mban kjo tokëë e sidomos këta që shohin veprimet e mija me lupeë e i zmadhojne e i bëjnë Allahi na rujtë , veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo se unë s’bën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni knoq fare me këto morale qe s’di ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a këshu i bleni shumë lirë,”-shkruan ajo.

revista.one/