Arrestohet 80-vjeçari, bëri veprime të turpshme me 2 vajza të mitura te “Rruga e Elbasanit”

Arrestohet 80-vjeçari, bëri veprime të turpshme me 2 vajza të mitura te “Rruga e Elbasanit”

May 26, 2021 0

Një 80 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka kryer veprime të turpshme para dy vajzave të mitura. Ngjraja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e Elbasanit”.

“Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura”, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ky rast është i disati që ndodh brenda pak kohësh në Tiranë, ndërkohë që në gjithë vendin janë shënuar disa raste të forta abuzimi dhe përdhunimi, ndaj vajzave të mitura.

revista.one/