Arrestohet Dardan Krivaqa/  Babai i 18-vjeçares së vrarë: Ka bashkëjetuar dy muaj nën presionin e kriminelit

Arrestohet Dardan Krivaqa/ Babai i 18-vjeçares së vrarë: Ka bashkëjetuar dy muaj nën presionin e kriminelit

August 24, 2021 0

Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë protestës që po mbahej para stacionit të tyre në Ferizaj.

Major Mehmetali Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

18 vjeçarja është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës nga dy të dyshuarit për vrasje.

Reagimi i babait të vajzës

Në mëngjed u prononcua babai i vajzës 18-vjeçare që u dhunua për vdekje në Kosovë ka folur për mediat. Sipas tij, ai e kuptoi vonë se vajza e tij shoqërohej me një person që ka pasur vepra kriminale. Ai u shpreh për RTK-në se është shumë i tronditur, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe të kapin të dyshuarin, që sipas tij, i mori jetën vajzës së tij.

Babai i 18-vjeçares lutet që ky rast të jetë i fundit. Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kë shoqërohen.

Babai i të resë thotë se vajza ka jetuar për rreth dy muaj me personin që është në kërkim, por sipas tij, vajza ka qenë në presion dhe është frikësuar që t’i tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar partneri.

Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18-vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik. Po ashtu, ai është shprehur i revoltuar me organet e drejtësisë që kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.

revista.one/