(VIDEO) Momenti i arrestimit të vrasësit të 18-vjeçares; Babai flet pasi varrosi fëmijën

(VIDEO) Momenti i arrestimit të vrasësit të 18-vjeçares; Babai flet pasi varrosi fëmijën

August 24, 2021 0

Babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj është prononcuar shkurt për media, pasi varrosi fëmijën e tij të parë.  

I tronditur nga ngjarja që shokoi gjithë vendin, babai i vajzës së ndjerë ka uruar që më të mos ndodhin tragjedi të tilla.

“Jemi të kënaqur me policinë e Ferizaj, që e kanë dhënë maksimumin që edhe kanë bërë arrestimet, dhashtë Zoti që kjo te jëtë e fundit, jo ndaj vajzës sime por në përgjithësi që mos të na ndodhin më këto raste tragjike”, u shpreh babai i 18-vjeçares.

Sot iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares Marigona Osmani, në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim. /Gazeta Express/

Video: TV Dukagjini

revista.one/