Arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij, Policia: Në makinë gjetëm disa doza kanabis

Arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij, Policia: Në makinë gjetëm disa doza kanabis

July 24, 2021 0

Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën disa doza kanabis. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin.

Policia i ka komunikuar ditën e sotme masën e arrestit, ndërkohë që bashkë me atë u vu në pranga edhe shoku i tij që drejtonte makinën, 21 vjeçari Ergi Gjumsi.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi” u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.

Njoftimi i policisë

Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

revista.one/