Arrestohet pronari i një kompleksi në Kepin e Rodonit, pushtoi plazhin e bukur

Arrestohet pronari i një kompleksi në Kepin e Rodonit, pushtoi plazhin e bukur

June 5, 2021 0

Policia e Durrësit është vënë në lëvizje pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje në plazhet bregdetare.

Përgatitja për sezonin turistik ka çuar në burg Selim Allën pronarin e një kompleksi në Kepin e Rodonit. Ai po kyente punime të paligjshme në një nga zonat më të bukura dhe të paprekura në Durrës.

Ndaj tij është ngritur akuza e “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”. Policia ka faktuar me prova filmike aktivitetin e paligjshëm, ndërsa tëntativa për ndërtime shkonte deri buzë detit.

Së bashku me Allën, në pranga kanë rënë edhe, Elton Likmeta, Florenc Doka, Xhanfranko Bushi dhe Fatjon Manuka, të gjithë punëtorë në kompleksin e Allës ndërsa këta të fundit akuzohen për për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.

Pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama lëshoi një ultimatum për prishjen e të gjithë ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare dhe lirimin me zero tolerancë të hapësirave publike.

Aksioni Kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje pritet që të nisë të hënën, ndërsa deri atëherë autoritetet u kanë dhënë kohë pronarëve që të lirojnë vetë hapësirat publike. revista.one/