Arrestohet reperi i njohur nga Kosova!
September 6, 2026Rep artisti, Gramos Krasniqi i njohur në skenë si “Mossi” është arrestuar së fundmi në Prishtinë. Mossi është arrestuar pasi është kapur me armë në kryeqytetin kosovar.
Ai dyshohet se kishte kërcënuar Policinë e Kosovës para pak ditëve përmes një video të publikuar në rrjete sociale.

Mossi u kap nga ekipet e rendit në lagjen Ulpiana në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Ai u shoqërua nga njësitet drejt stacionit policor. Ndërkaq, vetura e tij, e tipit “BMW”, u sekuestrua nga policia.
revista.one/

