Artistët shqiptarë i bashkon Mykonos, Ermali dhe Ami, Ledri dhe Sara, Loredana, Ylli Limani, Arta Nitaj në pushime ishullore

Artistët shqiptarë i bashkon Mykonos, Ermali dhe Ami, Ledri dhe Sara, Loredana, Ylli Limani, Arta Nitaj në pushime ishullore

August 30, 2021 0

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë tashmë kanë nisur pushimet dhe duket se kanë zgjedhur një destinacion të njëjtë.

Çifti i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska është në Mykonos, Greqi. Po ashtu, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, reperja Loredana Zefi, edhe artisti tjetër i njohur, Yll Limani ndodhen në ishullin grek.

Lori ka ndarë disa fotografi nën shoqërimin e Yllit e po ashtu edhe vajzës së Ledrit, Poem Blu.

“Një miqësi e mirë ta rifreskon shpirtin”, ka shkruar Zefi në imazhin me Yllin.

Ata shihen se po argëtohen pa masë, ndërsa pushimet vijnë pas një sërë angazhimesh me mbrëmje e koncerte muzikore.

Në po të njëjtin ishull në shtetin helen ndodhet edhe modelja e aktorja e njohur nga Peja, Arta Nitaj.

revista.one/