“Asgjë nuk është e pamundur”, del posteri i filmit “Në kuadër të dashurisë”

“Asgjë nuk është e pamundur”, del posteri i filmit “Në kuadër të dashurisë”

July 11, 2023 0

“Në kuadër të dashurisë” është tashmë filmi për të cilin po flitet çdo ditë dhe mezi po pritet nga publiku.

Ky projekt shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Në role kryesore janë: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy nga personazhet më të komentuar të kësaj kohe.

Ndonëse ishin rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Albania 2, ata vijnë tani si burrë dhe grua.

Ndërkohë është zbuluar edhe para posteri zyrtar i “Në kuadër të dashurisë” – ku mes tjerash shkruan: “Asgjë nuk është e pamundur”.

Pjesë e këtij filmi janë edhe: Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku, Sara Hoxha, Megi Pojani, Jori Delli, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha etj.

Theksojmë se “Në kuadër të dashurisë” vjen në ekranin e kinemasë në muajin tetor. 

revista.one/